Në plazhin e Durrësit mbytet një 70-vjeçar
E premte, 22 korrik 2011
Në qytetin bregdetar zonën e Kavalishencës, të Durrësit, Hasan Lluani (70-vjeç, nga Tirana) ka gjetur vdekjen e menjëherëshme, aksidentale në det, ndërsa dyshohet se vdekja mund të jetë edhe pasojë e një ataku kardiak.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet që ka qenë një atak kardiak ai që ka shkaktuar vdekjen e të moshuarit. Ky është viktimi e gjashtë e radhës në plazhin e Durrësit.
Mjeket kane bere shpesh apel per kujdes ne keto dite temperaturash te larta, duke theksuar se sidomos femijet dhe moshat e medha te evitojne qendrimet ne diell ne oret e pikut.
Burimet
- "Mbytet një 70-vjeçar në Kavaleshencë të Durrësit" — RTV Oranews, 22 korrik 2011
- "Durrës, mbytet në det pushuesi 70-vjeçar" — Shejulli, 22 korrik 2011
- "Durrës, mbytet në det 70-vjecari" — Top-Channel, 22 korrik 2011
- "Në Durrës, një i moshuar 70-vjeçar gjen vdekjen teksa lahej në det" — abcNews, 22 korrik 2011
- "Durrës, mbytet në det një 70-vjecar" — BalkanWeb, 22 korrik 2011