Mount Nyiragongo vullkani vdekjeprurës më i rrezikshmi në Tokë

Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 19:30 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Një letër dashurie, shkruar nga poeti i njohur britanik, John Keats për Fanny Brawne, dashurinë e tij e madhe, në vitin 1820, një vit para vdekjes së tij u shit 110 000 euro, një rekord për një shkrim të poetit, sipas shtëpisë londineze "Bonhams". Keats e shkroi letrën në shtëpinë e tij në Hampstead, në Londër, ku ai ishte fqinj i Fanny Brawne. Poeti e përshkruan veten si "një i burgosur i varfër, i cili nuk mund të këndojë në një kafaz": turbekulozi e pengonte në fakt të përqafonte të dashurën e tij.

John Keats

Keats vdiq në Romë, në moshën 25-vjeçare. Historia e dashurisë me Fanny Brawne është portretizuar në filmin "Bright star" me regji të Jane Campion (2009), që mori titullin e një prej poemave të tij më të njohura. Filmi citon përveç të tjerash fjalë të shkruara nga Keats, gjatë kohës së sëmundjes, në letrën e shitur dje. Ai i shkruan Fannyt se "do të ishte më mirë të mos vija sot".

Qyteti i Londrës e bleu letrën për ta ekspozuar në shtëpinë e Keatsit në Hampstead, ku një muze i vogël shfaq universin e poetit. "Kjo letër dhe githashtu dhe objekte të tjera të ekspozuara në shtëpinë e Keats, do të ndihmojnë vizitorët të kuptojnë më mirë jetën e Keats dhe pasionet që e frymëzuan atë të prodhonte një punë kaq të mrekullueshme", deklaroi Michael Welbank, përfaqësues i komitetit që menaxhon shtëpinë e poetit. Letrat e Fanny Brawne për Keatsin u varrosën bashkë me poetin, pas vdekjes në Romë nga sëmundja e turbekulozit më 23 shkurt 1821.

Burimet

redakto