Moske: Bomba e barabarte me 7kg tritol
Presidenti rus, Dmitrij Medvedev deklaroi se përgjegjësit për sulmin me bombë në aeroportin moskovit Domodedovo, gjatë të cilit humbën jeten 35 persona, do të zbulohen dhe do të dënohen. Komiteti rus për hetime ngriti hetim nën akuzën për terrorizëm. Një përfaqësues i organeve të sigurimit deklaroi se po gjurmohet ndaj tre personave të dyshimtë për sulmin terrorist. Tre të dyshuarit një kohë të caktuar jetonin në Moskë. Fuqia e bombës, sipas informatave më të reja, është e barabartë me shtatë kilogram tritol. Sipas burimit të forcave të sigurimit, bomba ishte aktivizuar nga kamikazi terrorist, i cili nodhej në mesin e turmës së njerëzve, të cilët i prisnin udhëtarët. Mjeti shpërthyes ishte vendosur në trupin e tij. Aeroporti është mbyllur përkohësisht për fluturimet ardhëse. Në aeroport janë dërguar forca shtesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të shërbimit federal për siguri.
Shih dhe këtë
redakto- BE, dënon ashpër atentatin e ndodhur në aeroportin e Moskës (25. Janar 2011)
- OKB dënon atentatin kamikaz në aeroportin e Moskës (25. Janar 2011)
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 25. Janar 2011