Mjekësi, shkencëtarët japonezë prodhojnë syrin artificial
Shkencëtarët japonezë arritën të prodhojnë për herë të parë organin e syrit në laborator, njoftoi revista Nature.
Organi në fjalë është ai i një miu i lindur nga qelizat staminale e i zhvilluar spontanisht në provëz pas përzierjes së disa substancave që favorizonin rritjen e tij.
Syri artificial i lindur në një laborator hap një kapitull të ri për transplantin e retinës për t’i rikthyer shikimin mijëra personave që vuajne nga dëmtimi i saj.
Megjithatë, duhen edhe disa vite të tjera punë e kërkime që të mund të përdoren qelizat staminale e të ndërmerren operacione kirurgjikale kaq të komplikuara sa ndërhyrja në retinë.
Burimet
redakto- "Mjekësi, shkencëtarët japonezë prodhojnë syrin artificial" — BalkanWeb, 07. Prill 2011