Miratohet marreveshja atomike ShBE-Russi
Senati amerikan më në fund ratifikoi traktatin e ri për armatimin me Rusinë të ashtuquajtur START. Projekti me rëndësi qendrore për politikën e jashtme të presidentit Obama, arriti të sigurojë dy të tretat e nevojshme të votave, pasi 13 senatorë republikanë iu bashkuan senatorëve demokratë.
Gjithsej pro marrëveshjes votuan 71 ndërsa kundër ishin 26 senatorë. Marrëveshja e re START parasheh pakësimin e kokave bërthamore në maksimalisht 1550 për vend.
Përveç kësaj duhet të ngrihet një sistem për vëzhgimin reciprok të arsenalit të armatimit. Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti ratifikimin e marrëveshjes "një hap të rëndësishëm në zhvillimin e një partneriteti të vërtetë me Rusinë". Kjo marëveshje ishte nënshkruar nga presidentët Barak Obama (SHBA) dhe Dmitri Medvedev (Rusi), në muajin prill të këtij viti në Pragë të Çekisë.
Burimet
redakto- "RTSH.al" — 23. Dhjetor 2010