Meteorologji, verë me shira të rrëmbyer në Ballkan

Statusi: E mbaruar 13 maj 2011 20:00 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Vera e ardhshme, në disa pjesë të Evropës, do të karakterizohet me ditë të shumta me shi, parashikojnë meterologët nga Drejtoria Kombëtare Amerikane për Investigimin e Oqeaneve dhe Atmosferës.

Evropa do të përfshiht nga shira të rrëmbyeshëm

Në raportin e piblikuar sot nga kjo drejtori theksohet segjatë qershorit, korrikut dhe gushtit Maqedonia, Shqipëria, pjesët perëndimore të Bullgarisë, Greqia Veriore dhe rajoni spanjoll i Kastilios do të përfshihen nga shira të rrëmbyeshëm. Për dallim nga kjo, sipas meterologëve amerikanë, rajone në Rusi dhe disa pjesë të Polonisë do të ballafaqohen me thatësirë.

Lidhur me temperaturat do të lëvizin në nivelin e vitit të kaluar, edhe pse në pjesën më të madhe të Ballkanit, pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe në rajonet perëndimore dhe qëndrore të Gadishullit lberik do të jenë pak në të ulëta se verën e kaluar.

Në pjesët qendrore të Evropës, para së gjithash në Gjermani, Hungari, Sllovaki dhe Poloninë Jugore, priten temperatura pak më të larta në krahasim me vjet.

Burimet redakto