Merkel viziton për herë të parë Qipron e ndarë

Statusi: E mbaruar 21:08, 11. Janar 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Pas qëndrimit të saj në Maltë, kancelarja gjermane Angela Merkel këtë të martë të do të vizitojë për herë të parë Qipron e ndarë. Gjatë takimeve me autoritetet e atjeshme ajo do të informohet për konfliktet në këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian. Merkel do të takohet edhe me presidentin e Republikës së Qipros Dimitris Christofias.

Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU)
Pozita gjeografik e Qipros

Ujdhesa është e ndarë që prej vitit 1974 në pjesën me shumicë turke dhe atë me shumicë greke. Që prej vitit 2004 ky vend është anëtar i Bashkimit Evropian. Pjesa e banuar me shumicë turke në veri të vendit njihet si shtet prej Turqisë. Në Nikozi kancelarja të do të vizitojë edhe Qendrën Goethe dhe do të bisedojë me studentët gjermanofolës në këtë vend. Gjatë qëndrimit në Maltë kancelarja hodhi poshtë pohimet se Partugalisë i është ofruar që për shkak të borxheve të futet nën obmbrellën e euros. "Jo, asnjë vend nuk e kemi detyruar kurrë dhe nuk do ta detyrojmë që të ndërmarrë ndonjë hap të caktuar. Ne kemi bërë oferta për kredi dhe ndihma në kuadër të BE-së. Secili vend mund të vendosë vetë nëse ka nevojë për ndihma. Portugalia nuk e ka bërë këtë dhe Gjermania nuk do të kërkojë prej saj që ta ndërmarrë këtë hap", tha Merkel.

Burimet

redakto