Mediat greke: Nuk ka përparim për emrin
Mediat greke nuk shohin përparime rreth zgjidhjes së kontestit të emrit në një periudhë të afërt, për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta të palëve në këtë proces.
Nuk ka përparime thelbësore në bisedimet për emrin edhe përkundër takimeve të shpeshta dypalëshe të kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë, Jorgos Papandreu dhe Nikolla Gruevski, shkruan sot gazeta greke “Kathimerini”. E përditshmja “Elefterotipija” publikoi sot konkluzionet e takimit të Këshillit Kombëtar të politikës së jashtme greke, të mbajtur mbrëmë në Athinë, ku u vendos që Greqia nuk do të lejojë hyrje të fqiut verior në BE dhe NATO, derisa nuk do të arrihet zgjidhje e pranueshme e emrit.
Mediat greke raportojnë se raundi i ri i negociatave për emrin, i caktuar për 9 shkurt në Nju Jork vjen pas një periudhë të gjatë të stagnimit të plotë të këtij procesi që udhëhiqet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Në takimin e ri të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic do të dëgjohen qëndrimet dhe propozimet e dyja palëve për të siguruar më pas një proces më aktiv për gjetjen e kompromisit për emrin. Republika e Maqedonisë Veriore ka qenë propozimi i fundit i dalur nga takimet e fundit midis palëve negociatore, por që nuk ishte pranuar nga pala e Shkupit.
Burimet
redakto- Ina. "www.Lajmet.com - Qendra për informim" — 13. Janar 2010