Mbyllet faqja e Wikileaks, rrezikon arrestin Asanzh
Mbyllet faqja në internet e Wikileaks, websajtit qe ka tronditur prej ditesh mbare boten diplomatike. Vetë organizata deklaron se serverat në Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanë “vrarë” domeinin e websajtit, përmes sulmeve masive kibernetike. Pra kompania që ofron shërbimin e domainit, vendit në rrjet, ka mbyllur faqen në internet pas sulmeve të vazhdueshme kundër ëebsajtit të Wikiliks. Keshtu adresa alfabetike ne rrjet e faqes se Wikiliks nuk ekziston me dhe tani eshte e arritshme vetem permes adreses numerike te Ajpise (IP).
Nga ana tjeter, mediat britanike raportojne se Skotland Jard mund te arrestoje drejtorin e Wikiliks, Xhulian Asanzh që neser. E perditshmja britanike Indipendent, raporton se policia tashme di vendodhjen e Asanzh ne Angli, dhe pritet ta arrestoje ate brenda pak ditesh, me shume gjasa qe neser.
Prokuroret ne Suedi kerkojne Asanzh lidhur me akuzat per dhune seksuale ndaj dy grave gjate vizites se tij te fundit ne Stokholm ne muajin gusht. Por hakeri i famshem australian, ka mohuar plotesisht akuzat duke thene se behet fjale per nje ceshtje te montuar kunder tij. Ai ka arritur te evitoje arrestimin edhe pse ekziston nje urdher arresti nderkombetar ne mbi 180 vende nga Interpoli.
Referenca
redakto- Balkanweb.com (05.12.2010)