Mbyllen disa hapësira të Televizionit A1

Statusi: E mbaruar 19:46, 26 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në orët e hershme të mëngjesit organet e sigurisë janë tërhequr nga lokalet e televizionit A1, pas vendimit të Policisë Financiare për të mbyllur disa nga hapësirat, ku kanë funksionuar disa kompani, në të cilat vlerësohet se janë regjistruar paregullsi ligjore.

Ndërkohë, të punësuarit e televizionit A1 thonë se u është bllokuar hyrja në qendrën kompjuterike dhe pajisjet transmetuese të programit televiziv.

“Pas mesnatës, pasi u shpërndanë qytetarët e mbledhur para TV A1, policia ka ndërhyrë me forcë në disa objekte të televizionit , me c`rast janë mbyllur disa hapësira të televizionit, me çka është penguart funksionimi i programit”, deklaron kryeredaktori i TV A1 Mlladen Çadikovski, duke theksuar se ai dhe një punonjësit e televizionit janë keqtrajtuar nga policia.

Por MPB ka bërë të ditur se policia nuk ka ndërhyrë ndaj të punësuarve, por, ka asistuar në kryerjen e kontrollit nga ana e Policisë Financiare dhe të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, që sipas zëdhënësit, Ivo Kotevski, ishin penguar të inspektojnë punën e një numri të madh të firmave, të regjistruara në të njëjtën adresë ku gjendet edhe televizioni.

“Në orët e hershme të mëngjesit ispektorët e Drejtorisë së të ardhurave publike janë terhequr nga ndërtesa’ Pero Nakov pa numër’, ku funksionojnë 6 firma kontestuese, duke marë me vete një pjese të dokumentacionit, me ç’rast është vërrejtur paregullsi financiare në funksionimin e tyre”, thekson zëdhënësja e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Vesna Nakovska.

Partitë politikë në opozitë, intelektualë të pavarur si dhe drejtues të organizatave qeveritare ndërhyrjen e policisë e kanë cilësuar si ndërhyrje të pushtetit ndaj fjalës së lirë.

“Kjo duhet të jëtë një simptomë në drejtim të asaj se kah është duke shkuar shteti i Maqedonisë, nën udhëheqjen e këtij pushteti. Pra po bëhemi në një farë forme shtet diktature, ku me mjete brutale sot tentohet të ndërhyhet në mediume, ndërsa nesër kjo mund të pritet dhe në organizatat joqeveritare, partitë politike në opozitë dhe tek të gjithë ata të cilët e duan lirinë dhe fjalën e lirë".

"Thjesht përmës incidentit të mbrëmshëm kanë marë mesazh të qartë se ata janë të sulmuar”, thotë Artan Sadiku analist politik.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE në pushtet për situatën e krijuar e ka akuzuar LSDM-në opozitare e cila, sipas partisë së kryeministrit, Nikolla Gruevski tenton që përmes nxitjes së gazetarëve të këtij mediumi, të shkaktoj tensione në vend.

Ndaj ndërhyrjes së policisë në televizionit A1 ka reaguar dhe zyra e BE-së në Shkup, me c`rast theksohet se ambasadori Ervan Fuere ka kontakuar me Ministrin e e Punëve të Brendshme, duke kërkuar sqarime për këtë veprim.

Referenca

redakto