Masakër në Elbasan vriten në gjumë babai dhe 2 djemtë

Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 12:25 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Elbasani alarmohet nga vrasjet. Tre vrasje u shënuan sot në qytetin e Elbasanit duke cuar në 5 të vrarë bilancin në këtë qytet brenda dy ditësh.

Sot pranë shkollës “Jorgji Dilo” janë vrarë me armë zjarri babai me dy djemtë e tij. Viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndersa e plagosur ka mbetur nje anetar tjeter i familjes, nje femer, Myzejen Mahmuti, por mjeket kane dhene shpresa per jeten e saj duke kryer disa nderhyrje operacioni.

Nga hetimet paraprake mësohet se ka qënë një person ende i panjohur për policinë, që pasi ka kapercyer murin rrethues te shtepise private ka trokitur në banesën e familjes Mahmuti. Dyshohet se dera eshte hapur nga Myzejen Mahmuti, nusja e shtepise, qe eshte qelluar menjehere ne koke me pistolete. Besohet se ky person me pas ka qëlluar per vdekje me pistoletë drejt e ne koke anëtarët të familjes, te cilet ishin ne gjume.

Forca te shumta policie kane bllokuar te gjitha vendkalimet per te identifikuar autoret e ketij krimi kaq te rende, por policia nuk ka ende te dhena per autoret dhe motivet. Policia e vlereson nje ngjarje te organizuar dhe te planifikuar me pare. Pista e pare e hetimit e ngritur eshte ajo e hakmarrjes pasi nje nga djemte e familjes dyshohet se ka kryer kohe me pare nje vrasje. Vëllai i viktimave Zenel Mahmuti dyshohet se është autor i një vrasjeje në Spanjë, krim per te cilin eshte shpallur dhe ne kerkim nderkombetar. Madje Zeneli pak kohe me pare i ka shpetuar dhe nje atentati per vrasje.

Për kapjen e autorit ose autorëve, policia ka vendosur 50 mijë dollarë në dispozicion për cdo informacion të vlefshëm për vrasësin e trefishtë.

Ngjarja e sotme pason atë të një dite më parë. Dje paradite qyteti i Elbasanit u trondit kur djemtë vranë nënën dhe motrën e tyre për arsye që priten të zbardhen. Por, duke marrë parasysh dhe vrasjet e dy vellezerve në Shkodër, në shkallë vendi brenda dy ditësh janë vrarë 7 persona.

Burimet

redakto