Maqedonia rënie të dyfishtë sa i përket lirisë së mediave

Statusi: E mbaruar 13:56, 11 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Maqedonia ka shënuar rënie drastike në listën botërore sa i përket lirisë së mediave të publikuar nga “Reporterët pa kufij” , njofton agjencia e lajmeve INA.

Nga vendi i 34 gjatë vitit 2009, Maqedonia sivjet është ranguar në vendin e 68 lidhur me lirinë e mediave, duke shënuar një rënie të lartë.

Një vend para Maqdonisë është Guinea, ndërsa një vend pas është Republika Afrikane Qendrore. Ndër vendet e Evropës Juglindore, para Maqedonisë sipas lirisë së medias janë radhitur Kroacia në vendin e 62, Rumania në vendin e 51, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 47, Sllovenia në vendin e 46, etj.

Ndërsa vendet e tjera të rajonit janë ranguar në kuotat e larta: Greqia në vendin e 70, Shqipëria në vendin e 80, Kosova në vendin e 92, Serbia në vendin e 85 dhe Mali i Zi në vendin e 104.

Në krye të listës sa i përket lirisë së mediave janë: Finlanda, Islanda, Holanda, Norvegjia, Zvicra, Austria, Zelanda e Re, Estonia, Irlanda, Danimarka dhe Japonia. Në fund të rangimit janë Kina, Sudani, Siria, Burma, Irani, Turkmenistani dhe Koreja Veriore, etj.

Burimet

redakto