Mali i Zi, kandidat në BE
Bashkimi Evropian do të konfirmojë statusin kandidat ndaj Malit të Zi në samitin e dhjetorit.
Kete deklaron Sekretarja e Shtetit Slloven Andreja Jerina, ne perfundim te mbledhjes se ministrave europiane. Sipas saj, ne takim u bisedua mbi kandidaturen e Malit te Zi, ne kuader te pergatitjeve per samitin e fundit te Presidences belge.
"Ne diskutuam per aplikimin e Malit te Zi dhe shume shtete europiane perkrahen idene e konfirmimit te statusit te kandidatit qe ne dhjetor. Nuk pashe te kishte as dyshime e as rezerva per kete”, tha Jerina.
Pas rekomandimit te Komisionit Europian, vendimi per dhenien e statusit kandidat duhet te merret nga niveli me i larte politik. Deri tani vleresohej se shefat e shteteve dhe qeverive te vendeve anetare. Do të shqyrtonin kete ceshtje ne samitin e pare te vitit te ardhshem, ne mars 2011. Kjo meqenese kancelarja gjermane Merkel, sipas procedurave, nuk mund te jepte pelqim per ceshtje qe lidhen me zgjerimin, pa konsultuar me pare Bundestagun.
Por, burime diplomatike rrefejne se Berlini nuk ka shfaqur ndonje pakenaqesi deri tani per kandidaturen e Podgorices, dhe se e vetmja pengese mund te jete Hollanda, shtet ky qe insiston ne permbushjen e rrepte te kushteve per procesin e zgjerimit.
Celja e bisedimeve per antaresimin e plote te Malit te Zi ne BE kushtezohet nga plotesimi i 7 prioriteteve kyce sipas Komisionit Europian. Ne te njejten pakete, Komisioni u shpreh se Shqiperia duhej te permbushte 12 prioritete te tilla dhe vleresoi se vendi nuk meritonte ende statusin kandidat.
Burimet
redakto- Top Channel (23.11.2010)