Kliko këtu, dhe fillo!

Livadhi është thjesht për të bërë prova pa "prishur" ndonjë gjë. Bëj sa prova të duash, por mos vendos lajme të vërteta se ka mundësi të prishen nga përdorues të tjerë që po bëjnë prova për vete. M.q.s. ky është një livadh përmbatja e vendoesur këtu nuk do të qëndrojë përgjithmonë.


Reklama apo Spam janë në këtë faqe të ndaluar!

Kullosni të lirë :)

Kliko këtu, dhe eksperimento!

Faqja u redaktua para 5234302 minutash nga 80.78.68.139

Racizmi

redakto

Racizmi shkakton dëme, duke izoluar dhe lënduar njerëzit dhe duke shkaktuar ndarje mes komuniteteve. Sikurse racizmi aktiv, edhe akceptimi pasiv i privilegjeve të bazuara në racë, dëmtojnë shëndetin mental dhe fizik si të viktimës, ashtu edhe të kryesit të padrejtësisë racore. Shkaqet e racizmit ose jotolerancës së ngjashme, si dhe mjetet për kryerjen e tyre janë mjaft komplekse dhe përfshijnë, nënshtrimin dhe diskriminimin ligjor, disatvantazhin ekonomik dhe arsimor, anashkalimin social dhe politik, si dhe viktimizimin psikologjik. Është mjaft interesant fakti se për shkak të konfliktit që ekziston ndërmjet pikëpamjeve të ndryshme mbi kuptimin e saktë dhe përfshirjen e racizmit, nuk ekziston një definicion i pranuar universalisht për racizmin. Racizmi mund të kuptohet si besim i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm për superioritetin natyral të një race mbi tjetrën, ose si një qëndrim dhe sistem i veprimeve që “tentojnë të vendosin regjim racor, ose një hierarki të përhershme të një grupi që besohet të jetë reflektim i ligjeve të Zotit”. Ky definicion i fundit për racizmin, qëndron ndërmjet pikëpamjeve për diskriminimin si koncept modern, i cili ka dalë nga teoritë shkencore mbi racën dhe kuptimit të tij si manifestim i organizimit fisnor antik. Si do që të jetë, shprehja racizëm nxit shumë diskutime, sepse vetë shprehja, vetvetiu supozon ekzistimin e racave të ndryshme, e që shkencërisht është konstatuar si e pasaktë. Sot, “raca” shihet më tepër si konstrukt social në të cilën theksi vihet më shumë në dallimet kulturore, sesa në karakteristikat biologjike, prandaj dikush mund të flasë për të ashtuquajturin “racizëm kulturor”, i cili në kohën e tashme, paraqet përshkrimin më adekuat të qëndrimeve aktuale të njerëzve të njohur si “racistë”. Racizmi si formë e të menduarit mund të jetë i dëmshëm, por nëse nuk manifestohet, atëherë nuk mund të sanksionohet. Kjo do të thotë se, idetë raciste nuk mund të karakterizohen si shkelje e të drejtave të njeriut, sepse liria e të menduarit dhe e besimit vetvetiu konsiderohen si të drejta shumë të rëndësishme. Vetëm nëse këto paragjykime dhe mendime çojnë në drejtim të politikave diskriminuese, zakoneve shoqërore dhe kulturore për ndarje grupore, atëherë mund të flasim për veprime diskriminuese racore të sanksionuara. Këto veprime mund të bëhen ose nga “raca mbizotëruese” duke krijuar regjim hierarkik, ose nga individët që ushtrojnë kontroll mbi të tjerët. Varësisht nga forca e përdorur dhe marrëdhëniet ndërmjet viktimës dhe kryesit, racizmi shfaqet në nivele të ndryshme nivel personal (qëndrimet, besimet, vlerat e personale) nivel ndërpersonal (sjelljet ndaj tjerëve) nivel kulturor (vlerat dhe normat e sjelljes shoqërore) nivel institucional (ligjet, zakonet, traditat dhe praktikat) Ish-sistemi i apartedit i Republikës Jugafrikane, ku ligjet e apartedit në mënyrë srtukturore veçonin të zinjtë nga të bardhët, paraqet një shembull konkret të formës insititucionale të diskriminimit racor dhe racizmit. Diskriminimi Racor: “Konventa e OKB-së për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor” (CERD) e vitit 1965, përmban një definicion ligjor të plotë për diskriminimin racor, cili është përdorur si bazë e shumë definicioneve dhe insrumenteve që kanë të bëjnë me diskriminimin: Neni 1 thotë . . . “Në këtë Konventë, shprehja “diskriminim racor” nënkupton çdo dallim, përjashtim, kufizim, ose preferencë që bazohet në racën, ngjyrën, prejardhjen ose origjinën kombëtare dhe etnike, që ka qëllim apo efekt të shkatërrojë ose të komprometojë njohjen, gëzimin ose ushrtimin, në kushte barazie, të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore në fushat politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore ose në çdo fushë tjetër të fushës publike.” Me hartimin e kësaj Konvente ( Standardet Ndërkombëtare, Implementimi dhe Monitorimi), Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara reagoi kundër akteve anti-semitike, e veçanërisht atyre në Gjermani, ku fotografitë shkatërruese të djegies së sinagogave nëpër qytetet gjermane, tronditën bashkësinë ndërkombëtare. Dhuna racore e cila përfshin akte specifike të dhunës dhe ngacmimit të kryer kundër një individi ose grupi në bazë racore, ngjyre, prejardhjeje kombëtare ose origjine etnike, paraqet një shembull konkret të ndikimit të racizmit. Paraqitja e një grupi si kërcënim, është element kryesor i një mjedisi shoqëror dhe politik ku ndodhin aktet e dhunës, të bazuara në urrejtje. Racizmi dhe dhuna e motivuar racore janë paraqitur dukshëm në artikujt e gazetave ditore në gjithë botën, p.sh. në SHBA, lidhur me trazirat në Los Anxhelles (Los Angeles) për aktgjykimin e Rodnej Kingut (Rodney King) dhe pastaj për kontraversën gjatë gjykimit të Ou Xhej Simpsonit (O. J. Simpson). Në dekadat e fundit të luftimit kundër racizmit dhe diskriminimit racor, është zhvilluar një kuptim më i gjerë për termin racizëm, duke përfshirë edhe pranimin se të gjitha shoqëritë e botës janë të prekura dhe të penguara nga racizmi. Bashkësia ndërkombëtare ka marrë detyrë për zbulimin e shkaqeve kryesore të racizmit dhe për të bërë thirrje për reforma të domosdoshme për parandalimin e shpërthimit të konflikteve racore ose të bazuara në diskriminimin racor. Fatëkeqësisht, me gjithë përpjekjet për heqjen e të gjitha politikave të bazuara në këtë fenomen, këto teori dhe praktika ende ekzistojnë dhe për më tepër, po marrin forma të reja, siç është politika mizore kriminale e quajtur “spastrim etnik”.