Lituania merr kryesinë e radhës të OSBE-së
Lituania merr sot nga Kazakistani kryesimin njëveçar të radhës të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (OSBE). Pas më shumë se një 10-vjeçari, Kazakistani arriti të mbajë vjet një samit të këtij institucioni. Lituania është shteti i parë balltik që merr kryesimin e OSBE-së. Ajo ka premtuar zgjidhjen e konflikteve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Rusisë dhe Gjeorgjisë rreth Osetisë së Jugut dhe Abkazisë si dhe mes Moldavisë dhe rajonit të Transilvanisë. Ministri lituan i Punëve të Jashtme, Audronius Azubalis theksoi se në mesin e prioriteteve janë edhe përmirësimi i sigurisë energjetike dhe të IT-së në hapësirën e OSBE-së si dhe lufta kundër tregtisë së narkotikëve. Presidentja e Lituanisë, Dalia Gribauskaite ka premtuar edhe një reformë institucionale në OSBE.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 02. Janar 2011