Licencimi, UEFA kërcënon 20 klube të Shqipërisë
UEFA ka kërcënuar sërish klubet shqiptare se kanë qëndruar pasivë për kërkesat e saj në lidhje me licencimin. Institucioni kryesor i futbollit europian ka kërkuar një transformim ligjor të klubeve shqiptare, duke u kthyer nga shoqëri me një status deri diku të pakuptimtë dhe gjysmë shtetërore, në shoqëri aksionere. Në manualin e dërguar që dy vjet më parë, UEFA kërkonte që brenda këtij viti, të përfundonin të gjitha procedurat. "Janë të paktën 20 klube që nuk kanë bërë as përpjekjet më minimale për kthimin në shoqëri aksionere.
Ato rrezikojnë seriozisht të mos licencohen për sezonin e ardhshëm", thanë burime zyrtare nga FSHF. Mes 20 klubeve që rrezikojnë, është edhe Tirana, klubi rekordmen i Shqipërisë me 24 tituj kampionë të fituar.
Burimet
redakto- "Licencimi, UEFA kërcënon 20 klube të Shqipërisë" — BalkanWeb, 08. Prill 2011