Libi: Opozita përparon drejt perëndimit, mblidhet Këshilli Kombëtar

Statusi: E mbaruar 13:24, 07. Mars 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Rebelët libianë, të cilët kontrollojnë lindjen e vendit, janë hedhur në sulm në qytetet e kontrolluara nga ushtria e rregullt e kolonel Muamar Kadafit, ndërkohë që Këshilli kombëtar, i krijuar nga opozita pritet të mblidhet sot për herë të parë.

Muammar al-Gaddafi

Në Bengazi, bastion i opozitës, bilanci i dy shpërthimeve dje në mbrëmje në një depo armësh arriti në të paktën 27 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Tetë persona kanë vdekur gjithashtu gjatë luftimeve në Ras Lanuf, më në jugperëndim. Në terrenin diplomatik, Tripoli i kërkoi OKB-së heqjen e sanksioneve kundër Libisë. Dje në mbrëmje, një zyrtar qeveritar libian i deklaroi AFP-së se perëndimi i vendit është krejtësisht nën kontrollin e regjimit, por se lindja mbetet problematike.

Në Bengazi, "Këshilli kombëtar" i krijuar nga opozita për të përmbysur Kadafin dhe për përgatitjen e një tranzicioni politik pritet të zhvillojë sot mbledhjen e parë zyrtare në një vend të mbajtur sekret. Rebelimi, që po përparon drejt perëndimit që prej disa ditësh, shprehet se kontrollon tashmë Ras Lanuf pas luftimeve të ashpra me forcat qeveritare.

Shih dhe këtë redakto

Burimet redakto