Libi: Kadafi i kërkon grupit të kontaktit ndërprerjen e eofensivës barbare
Lideri libian Muamar Kadafi i kërkoi në një mesazh grupit të kontaktit për Libinë që mblidhet sot në Londër t'i japë fund ofensivës barbare kundër vendit të tij, duke e krahasuar atë me fushata ushtarake të Hitlerit në Evropë.
"Ndaloni ofensivën tuaj barbare dhe të padrejtë kundër Libisë", deklaron lideri libian në një mesazh të publikuar nga agjencia zyrtare Jana. "Lërjani Libinë libianëve, jeni duke kryer një operacion shfarosjeje ndaj një populli që jeton në siguri dhe shkatërrimi të një vendi në zhvillim", shton kolonel Kadafi, i cili po përballet me një rebelim të armatosur që prej mesit të shkurtit.
Rreth 40 vende pritet të marrin pjesë sot në Londër në mbledhjen e parë të "grupit të kontaktit" për Libinë, i ngarkuar me "drejtimin politik" të operacionit ndërkombëtar elementi ushtarak i të cilit është tashmë nën komandën e NATO-s dhe me përgatitjen e periudhës pas Kadafit.
Burimet
redakto- "Libi: Kadafi i kërkon grupit të kontaktit ndërprerjen e eofensivës barbare" — Radio Televizioni Shqiptar, 29. Mars 2011