Libi: Forcat pro Kadafi rimarrin Qytetin Ras Lanuf
Forcat e regjimt libian Muamar Kadafi rimorën sot në mëngjes kontrollin e qendrës naftëmbajtëse Ras Lanuf, duke i detyruar rebelët të lënë pozicionet dhe të largohen më në lindje, njoftojnë gazetarë të AFP-së.
Forcat besnike të Kadafit e rimorën këtë qytet orët e fundit të mëngjesit dhe rebelët të kapur në panik u përpoqën të tërhiqen drejt qytetit Brega, në duart e rebelëve.
Terminali i naftës Ras Lanouf kishte rënë më 27 mars në duart e rebelëve, përparimi i të cilëve është ndalur dy ditët e fundit nga forcat e regjimit.
Ras Lanuf ndodhet 370 kilometra në perëndim të Bengazit, bastioni i rebelëve në lindje dhe 210 kilometra nga Ajdabija, kryqëzimi strategjik që u mor nën kontroll nga rebelët më 26 mars.
Burimet
redakto- "Libi: Forcat pro Kadafi rimarrin Qytetin Ras Lanuf" — Radio Televizioni Shqiptar, 30. Mars 2011