Liberalizimi i vizave në Shqipëri
Çfarë duhet të dimë...
redaktoKujdes
redaktoMos rrezkoni duke kaluar dhe qëndruar në mënyrë të paligjshme në asnjë vend të Sshengenit dhe të humbisni kështu mundësinë ligore që ju mundëson liberalizimi i vizave për të lëvizur të lirë në të gjitha vendet Shengen.
Çdo person që kapet duke hyrë apo duke qëndruar në mënyrë të paligjshme në njërin nga vendet Shengent do të kthehet menjëherë në Shqipëri dhe nga autoritetet e këtij vendi mund t'i ndalohet hyrja në të gjitha vendet Shengen dëri për 5 vjet. Ky është një standard që zbatohet sot për të gjithë dhe në të gjitha vendet e BE-së.
Një numër i madh shtetasish të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë nuk po lejohen sot të hyjnë në asnjë nga vendet e Shengen-it dhe po kthehen në kufi pikërisht për këtë arsye.
Rekomandime për udhëtarët
redaktoUdhëtoni me agjensi udhëtimi të besueshme.
Kontrolloni a ju duhet siguracion shëndetësor nga lloji i tij (dokumenti/konfrimimi nga zyrat shëndetësore). Rekomandohet të pajiseni me siguracion shëndetëso përpara nisjes.
Nëse udhëtoni drejt zonës Shengen me automjet, duhet të pajiseni me patentë ndërkombëtare drejtimi dhe me kartonin jeshil të siguracionit ndërkombëtar të makinave. Për më shumë informacion, përfshirë rregullat rrugore të BE-së, vizitoni faqen e internetit: http://ec.europa.eu/atoz_en.htm
Numri i urgjencës është 112 dhe vien për të gjitha shtetet anëtare të BE-së (për policinë, ambulancën dhe zjarrfikësin).
Në cilat Shtete mund të udhëtoni pa viza?
redaktoRregullat e reja zbatohen në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër.
|
|
|
|
A mund të punoj dhe të jetoj në shtetet e zonës Shengen sipas rregullave të reja?
redaktoRregullat e reja aplikohen vetëm për qëllime udhëtimi. Ato nuk u sigurojnë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të jatuar më shumë se 3 muaj dhe as të drejtë për t'u punësuar në keto shtete. Nëse keni ndërmend të punësoheni apo të studioni për një periudhë që tejkalon 9 ditë, më parë duhet të aplikoni për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi në ambasadën apo konsullatën e shetit ku do të shkoni. Është e ndaluar të punoni në zonën Shengen pa leje pune apo të jetoni aty pa lejen përkatëse të qëndrimit.
A ekzistojnë kërkesa të tjera për të hyrë në këto shtete?
redaktoPersonave që zotërojnë pasaportë biometrike, në mënyrë që të udhëtojnë lirisht drejt shteteve Shengen, nuk u duhet të plotësojnë kërkesa të tjera financiare apo administrative. Megjithatë, për qytetarët e vendeve të treta, aplikohen kushtet e zakonshme për të hyrë në zonën Shengen. Udhëtarëve mund t'ukërkohet në kufi që të tregojë mjetet e udhëtimit dhe mjetet e jetesës gjatë qëndrimit të tyre në zonën Shegen. Atyre mund t'u kërkohet të specifikojnë vendin ku do të qëndrojnë (p.sh. të tregojnë rezervimin e hotelit apo adresën e vendit ku do të qëdrojnë). Për më tepër, personat nuk duhet të konsiderohen si persona që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo për sigurinë e brendshme. Gjithashtu, nuk duhet të jenë persona ndaj të cilëve është dhënë ndonjë vendim për të refuzuar hyrjen e tyre në këtë zonë. Autoritetet kufitare të shteteve anëtare jo vetëm që kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa, por edhe të japin vendimin përfundimtar mbi çështjen e hyrjes në këtë zonë (Neni 5 i Konventës Shengen).
Si mund të pajisem me pasaportë biometrike, nëse ende nuk e kam një të tillë?
redaktoAplikoni pranë zyrave të Gjendjes Civile në Njësitë e Qeverisjes Vendore të Komunave dhe Bashkive.
A mund të udhëtoj akoma me pasaportën time të vjetër jo-biometrike?
redaktoPasaporta e vjetër jo-biometrike nuk vlen për lëvizjen e lirë pa viza. Ju nuk do të udhëtoni dot me këtë pasaportë, nëse në të nuk keni vizë Shengen.
Sipas rregullave të reja, sa kohë mund të qendrojnë qytetarët shqiptarë në zonën Shengen?
redaktoSipas rregullave të reja, qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen maksimumi 90 ditë, që nga dita t hyrjes brenda një periudhe kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë). Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë, brenda periudhës gjashtë mujore. Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon në datën 1 korrik. Nëse udhëtoni shpresh në zonën Shengen, është përgjegjësia juaj të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshurta, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore (180 ditë).
Referenca
redakto- Ministria e Brendshme e Shqiperise (21.11.2010)