Lëkundje tërmeti në Vlorë
Lëkundje tërmeti janë regjistruar sot paradite në qytetin e Vlorës, ndërkohë që sipas të dhënave të para epiqendra e tij rezulton të jetë rreth 6 kilometra në lindje të qytetit. Lëkundjet janë ndier rreth orës 10:18 dhe sipas informacioneve kanë zgjatur disa sekonda. Në Vlorë mungon qëndra e sizmiologjisë, por sipas të dhënave të para nga ekspertët tërmeti mendohet të ketë qenë me magnitudë 4 ballë. Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qyetarët, sidomos ata që jetojnë në katet e larta të pallateve, ndërsa nuk raportohet për dëme.
Burimet
redakto- "Lëkundje tërmeti në Vlorë" — Radio Televizioni Shqiptar, 17 Shkurt 2011