Kuvend: Nis punimet seanca plenare e radhës
Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës, ku pritet të shqyrtohen disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe për bashkëpunimin ekonomik.
Seanca ka nisur me shqyrtimin e ratifikimit të marrëveshjes së financimit dhe projektit ndërmjet palës shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Shoqërisë Rajonale "Korça" si Agjencia e zbatimit të projektit dhe KFV Frankfurt AM MAIN për financimin e projektit "Administrimi i mbetjeve të ngurta në juglindje të Shqipërisë".
Në axhendën e punës së parlamentit përfshihet dhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Singaporit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat", disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për akcizat", si dhe pr/ligji "Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve".
Punimet e Kuvendit do të mbyllen me debatin e lirë parlamentar.
Burimet
redakto- "Kuvend: Nis punimet seanca plenare e radhës" — Radio Televizioni Shqiptar, 24. Mars 2011