Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 19:00 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Pesë deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë, 3 të Partisë Demokratike përkatësisht Ndriçim Babasi, Aurel Bylykbashi dhe Kosta Barka dhe 2 të Partisë Socialiste, Ndrec Deda dhe Arjon Muçaj u betuan sot në seancë plenare në zbatim të vendimit të KQZ-së për plotësimin e vendeve vakante në parlament, të krijuara nga kandidimi në zgjedhje lokale të 8 majit, të disa deputetëve.

Sipas rregullores parlamentare, drejtuesi i seancës, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, lexoi tekstin e betimit dhe ligjvënësit e rinj u ngritën në këmbë duke thënë "Betohem".

Dy ditë më parë KQZ vendosi të plotësojë venet vakante në Kuvend me kandidatët vijues të listës shumë-emërore të partive, pas dorëheqjes së deputetëve Lulzim Basha, Ardian Kollozi, Ferdinand Xhaferraj, Fatos Tushe dhe Gjokë Jaku, të cilët kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Burimet

redakto