Kryeministri Berisha: Do të mbrojmë institucionet

Statusi: E mbaruar 12:04, 26. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kryeministri Sali Berisha u takua sot në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes me drejtues të Forcave të Armatosura Shqiptare, me të cilët diskutoi rreth demonstratës së 21 janarit të organizuar nga opozita, e cila degradoi në akte të ashpra dhune. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha vlerësoi se grupet kriminale pjesëmarrëse në demonstratë, ishin organizuar me qëllim marrjen me dhunë të selisë së kryeministrisë.

Sali Berisha

"Për pesë orë një kryeministër i zgjedhur i koalicionit fitimtar të zgjedhjeve të shkuara rrethohej në detyrë, nga grupe kriminelësh, që të gjithë të paguar, që të gjithë të armatosur, shumë prej tyre me armë të sofistikuara të grupeve terroriste, sipas të dhënave të sigurta", tha kreu i qeverisë, duke nënvizuar se skenari i 21 janarit u parapri nga një begraund politik, që lidhej me kërkesën e opozitës për transparencë të zgjedhjeve të fundit. Duke bërë bilancin e këtyre ngjarjeve, kryeministri tha se ndaj forcave të sigurisë u ushtrua dhunë barbare nga elementë të inkriminuar.

"Kishte tre viktima, 81 anëtarë të gardës të plagosur dhe 27 policë. Nuk mendoja se ndaj tyre mund të shpërthente një dhunë barbare siç e pamë të gjithë. Në demonstratë kishte elementë të paguar, të inkriminuar dhe të droguar", ka pohuar Berisha.

Burimet redakto