Kosove: Partite serbe ne pritje per Qeverine e re

Statusi: E mbaruar 12:05, 30. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Partitë politike nga radhët e komunitetit serb, të cilat kanë fituar vende në Parlament, presin të përfshihen në bisedime për formimin e qeverisë së Kosovës, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Përderisa Partia e Pavarur Liberale e Sllobodan Petroviqit thotë se nuk ka vija të kuqe dhe e sheh veten si pjesë të koalicionit të ardhshëm qeverisës, Lista e Përbashkët Serbe e Rada Trajkoviqit nuk do të përfshihet në qeveri ku do të jetë edhe Hashim Thaçi.

Qeveria e ardhshme, sipas Kushtetutës, do t’i ketë në përbërjen e vet edhe komunitetet pakicë. Partitë politike nga radhët e komunitetit serb thonë se rezultati preliminar i zgjedhjeve të 12 dhjetorit u siguron atyre të paktën 13 deri në 14 vende në Kuvend, përfshi edhe 10 vendet e rezervuara me Kushtetutë. Përveç partive nga radhët e serbëve, 10 vende janë të rezervuara edhe për komunitetet tjera. Edhe subjektet nga radhët e partive joserbe, me Kushtetutë e kanë një ministri të rezervuar në qeveri, kurse ministritë shtesë mund të vijnë vetëm si rezultat i marrëveshjeve politike.

Burimet

redakto