Kosova në zgjedhje KQZ: Hapen qendrat e votimit dhe në veri
Në Kosovë janë hapur sot në orën 07.00 qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të parakohshme të parat pas deklarimit të pavarësisë më 17 shkurt 2008.Kosova zgjedh sot liderët e saj të rinj në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të nxitura nga një krizë në qeverisjen në duart e dy partive rivale, Partisë Demokratike të Hashim Thaçit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të drejtuar nga Fatmir Sejdiu. Qendrat e votimit janë hapur.Rreth 1 milion e 600 mijë qytetarë në Kosovë me të drejtë vote pritet të hedhin votën
KQZ: Jane hapur dhe qendrat në Veri
redaktoOra 09:18 Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ne konferencën e parë për shtyp për ditën e sotme, deklaroi se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në të gjithë Kosovën. Vendvotimet janë hapur dhe në Veri të Kosovës ku banojnë shumicë serbe.“E di që vendvotimet janë hapur dhe për momentin nuk kemi ndonjë informacion për incidente”. Ajo informoi se jane planifikuar edhe vendvotime të lëvizshme në rast të moslejimit të hapjes së qendrave zyrtare ne veri. Daka tha se shpresonte se mëngjesin e ditës së nesërme KQZ do dilte në një rezultat preliminar, por kjo do të konfirmohet në konferencat e mëvonshme.
Hapen të gjitha qendrat e votimit, fluks i paket i votuesve
redaktoOra 08:30 Të gjitha qendrat e votimit janë hapur sic ishte parashikuar në orën 07.00. Nga Prishtina, gazetarët e NEWS24 raportojnë se për momentin janë të paktë kosovarët të cilët po i drejtohen qendrave të votimit, kjo për shkak dhe të motit të ftotë dhe dëborës që ka nisur të bjerë. Pritet që fluksi votuesve të rritet në orët e mëvona
Kosova sot voton
redaktoOra 07: 30 Dorëheqja e Sejdiut nga posti i presidentit, nën presion, nxiti LDK-në të tërheqë ministrat e saj nga qeveria, duke shkaktuar rënien e saj në një moment krejt të papritur. Për këtë arsye, Kosova, e mbetur pa një qeveri, u detyrua të zhvillonte zgjedhje të jashtëzakonshme për të zëvendësuar liderët e saj dhe duke provuar para ndërkombëtareve se është e aftë të vetëqeveriset. Rreth 1 milion e 600 mijë qytetarë në Kosovë me të drejtë vote pritet të hedhin votën e ndër ta janë edhe mbi 73 mijë votues të rinj. Pas dhjetë ditësh fushate të ngjeshur me kritika e akuza dhe shpalosje të programeve partiake, 29 subjekte politike, nga të cilat 8 të pakicës serbe, hynë dje në heshtjen zgjedhore, që do të zgjasë deri në mbylljen e vendvotimeve, më 12 dhjetor në ora 19.00. Zyrtarë të KQZ-së thonë se janë kryer të gjitha përgatitjet për ditën e zgjedhjeve, përfshirë edhe pranimin e materialit zgjedhor.
Sot në të gjithë Kosovën pritet të hapen 746 qendra votimi me 2280 vendvotime, në mesin e të cilave edhe 14 qendra të votimit në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. KQZ-ja thotë se për veriun ka planifikuar dy lloje të operacioneve, përfshirë edhe atë të vendvotimeve të lëvizshme në rast të moslejimit të hapjes së qendrave zyrtare.Përfaqësuesit e serbëve të veriut janë shprehur kategorikisht kundër pjesëmarrjes së komunitetit të tyre në zgjedhjet parlamentare, por, megjithatë, zyrtarët kosovarë dhe ata ndërkombëtarë mbeten optimistë.
Sipas sondazheve partitë në avantazh janë PDK e Hashim Thacit, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK e kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa dhe lëvizja nacionaliste Vetëvendosja e Albin Kurtit
Rreth 6000 forca të policisë së Kosovës janë angazhuar për të garantuar një proces të qetë zgjedhor. Nga ana tjetër janë mbi 32 mijë vëzhgues që do të kujdesen për monitorimin e zgjedhjeve të sotme. Prej tyre, mbi 26 mijë u përkasin partive politike, 493 organizatave ndërkombëtare, 351 ambasadave si dhe mbi 5 mijë vëzhgues nga organizatat joqeveritare.
Shihe dhe këtë
redaktoBurimet
redakto- "Balkanweb.com" — 12. Dhjetor 2010