Kosova në plan 77 hidrocentrale të vogla

Statusi: E mbaruar 18:54, 20 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kosova synon ndërtimin e 77 hidocentraleve të vogla. Ministria e Energjisë dhe Minierave, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, organizuan në Prishtinë konferencën promovuese "Mundësitë për investime private në ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Republikën e Kosovës", ku u diskutua për investimet private në hidrocentralet e Kosovës, me qëllim prodhimin e energjisë elektrike të pastër dhe zhvillimit ekonomik. Ministrja në detyrë e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula, tha se Kosova, si anëtare e Komunitetit të Energjisë, është e angazhuar të zhvillojë të gjitha ato burime të ripërtëritshme që janë ekonomikisht të mundshme për t'i shfrytëzuar. "Për këtë, Ministria e Energjisë dhe Minierave ka përgatitur politikat dhe strategjinë energjetike, që kanë si objektiv të rëndësishëm edhe zhvillimin e hidrocentraleve. Politikat tona për burimet e ripërtëritshme, përfshirë hidrocentralet e vogla bazohen në praktikat më të mira evropiane. Ato sigurojnë inciativat e domosdoshme për të mundësuar investimet private për zhvillimin e këtyre burimeve", tha ministrja Pula. Ndërsa, zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha, duke prezantuar potencialet hidrike të Kosovës, theksoi se janë identifikuar 77 hidrocentrale me total 128MW dhe 621 GWh/vit. Rexha tha se ekziston studimi i parafizibilitetit dhe ministria ka hapur shprehjen e interesit për 8 lumenj me mundësi për ndërtimin e 11 HEC-eve me energji totale rreth 58 GWh, me kapacitet të instaluar prej 25 MW, për të cilat kanë aplikuar 15 kompani. Sipas Safet Gerxhaliut, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, paraqitja e parafizibilitetit në këtë takim inkurajon investitorët e brendshëm dhe ata të jashtëm, ndërsa nga këto investime në burime të ripërterishme, respektivisht hidrocentrale të vogla, Kosova kursen 34 milionë euro.

Referenca

redakto