Kosova, gati për regjistrimin e popullsisë

Statusi: E mbaruar 23:06, 2. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kosova ka bërë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në pranverën e këtij viti dhe për këtë ka marrë sinjalin e gjelbër nga Operacioni Ndërkombëtar për Monitorimin e Regjistrimit të Popullsisë (IMO). "Regjistrimi i popullsisë, i ekonomive familjare dhe i banesave do të bëhet siç është parashikuar, nga 1-15 prill të vitit 2011", ka thënë ministrja në detyrë e Administratës Publike, Edita Tahiri. Pieter Everaers, drejtor i EUROSTAT-it dhe kryesues i IMO-s, gjatë vizitës së fundit në Prishtinë, ka vlerësuar autoritetet kosovare për punën e bërë në këtë drejtim. Ai ka thënë se përgatitjet serioze që ka bërë Kosova për procesin e regjistrimit dhe respektimi i standardeve evropiane, janë bazë mbi të cilat IMO ka marrë vendim të jap dritën e gjelbër.

Burimet

redakto