Kosovë: Reshje dëborë në pragpranvere në Prishtinë
Dëbora ka nisur në mëngjes në kryeqytëtin e Kosovës, Prishtinë, por pa arritur ende të zbardhi kulmet, rrugët dhe sheshet, ndërsa, mali i Gërmisë në periferi është zbardhur nga debora e kësaj prag-pranvere.
Në Prishtinë, dëbora e parë e këtij dimri, i cili me kalendar sot ka ditën e fundit, ka reshur para gati pesë muajve, që në vjeshtë më 27 tetor.
Media kosovare ka paralajmëruar se pranvera nis të hënën më 21 mars, në orën 00:21. Në ditën e parë të pranverës, drita dhe nata nuk do të jenë të barabarta. Në ditën e fillimit të pranverës, në Prishtinë, Dielli do të lindë në orën 5:42, kurse do të përfundojë në orën 17:50, që do të thotë se dita do të zgjasë 12 orë e 8 minuta, kurse nata 11 orë e 52 minuta.
Burimet
redakto- "Kosovë: Reshje dëborë në pragpranvere në Prishtinë" — Radio Televizioni Shqiptar, 20. Mars 2011