Kosovë: Ministri i Jashtëm i Austrisë nesër në Prishtinë

Statusi: E mbaruar 24 Mars 2011 17:42 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë, Michael Spindelegger, do të vizitoje te premten Kosovën, me ftesë të ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Michael Spindelegger

Në këtë vizite zyrtare, ministri austriak do të ketë takime me drejtues të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë. Sipas burimeve zyrtare të MPJ-së, në këto takime pritet të diskutohen tema të ndryshme me interes të dy shteteve, me theks të veçantë për mbështetjen që do t'i japë Austria Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike.

Tema kryesore të takimit mes ministrit Spindelegger dhe ministrit Hoxhaj do të jetë liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe roli i Austrisë në këtë proces.

Po ashtu, do të diskutohet edhe për nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit më të madh në fushën e ekonomisë, tregtisë, bujqësisë, arsimit, kulturës etj. Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, do të takohet edhe me presidentin Behgjet Pacolli dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Burimet

redakto