Kosovë: Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Statusi: E mbaruar 19:20, 22. Shkurt 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ka filluar pak çaste me pare seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me dy pika të rendit të dites: Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosoves dhe Zgjedhja e Qeverise së Republikës së Kosoves. Në fillim të seancës u konstatua se në sallë ndodheshin 81 deputetë. Mandatar për formimin e qeverisë së re është i nominuar Kryeministri aktual në detyrë e lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ndërsa sipas marrëveshjes së koalicionit kandidat për President të Republikës është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Behgjet Pacolli

Për të dy pikat e rendit të ditës do të ketë debat parlamentar, është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, i rizgjedhur në seancën e djeshme konstituive. Në këtë mbledhje të dytë, Kryesia e re e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka miratuar mocionin e pasditës së djeshme të Grupit Parlamentar të PDK-së, të nënshkruar nga 50 deputetë, për seancë të jashtëzakonshme parlamentare për zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë së Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës me 120 deputëtë, për t'u zgjedhur Qeveria dhe Presidenti mjafton një më shumë se gjysma e votave. Por, për Presidentin kjo mund të bëhet vetëm në raundin e tretë sepse për t'u zgjedhur në raundin e parë apo të dytë të votimit duhen së paku dy të tretat e votave të përbërjes së parlamentit. Në rastet kur mund të mos arrihet numri i votave për zgjedhjen e Presidentit shkohet në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Burimet

redakto