Kosovë-Slloveni marrëveshje për vizat

Statusi: E mbaruar 10 maj 2011 19:23 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kosova dhe Sllovenia nënshkruan sot në Prishtinë Marrëveshjen për Ripranim, vazhdimësi e punës për liberalizimin e vizave. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi dhe ministrja e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Katarina Kresal dhe është vazhdimësi e punës së institucioneve kosovare për axhendën evropiane dhe liberalizimin e vizave.

“E di që është një dëshirë e madhe këtu në Kosovë për liberalizimin e vizave dhe është komplet e kuptueshme. Ne do të luajmë rolin tonë pozitiv edhe më tej”, tha ministrja Kresal. Ndërsa ministri Rexhepi falënderoi në emër të Qeverisë për kontributin e madh të Sllovenisë në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, duke theksuar edhe iniciativat për liberalizimin e vizave.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Brendshme e Kosovës, gjatë takimit u bisedua edhe për sigurinë në rajon dhe u tha se së shpejti pritet të nënshkruhet një marrëveshje për siguri në mes të dy shteteve dhe në trajnimin e policive.

Burimet

redakto