Kosovë, dëbohet në Serbi peshkopi Artemije
Policia e Kosovës në mëngjesin e së shtunës ka dëbuar peshkopin Artemije për në Serbi. Autoritetet vendore në bashkëpunim me ato të EULEX-it pasi morën një kërkesë zyrtare nga Kisha Ortodokse serbe në Kosovë dhe pasi morën miratimin e prokurorit të Qarkut të Zveçanit, ndërhynë kundër klerikëve rebelë që uzurpuan manastiret e Devine Vodes dhe Duboki Potokut.
Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës Besim Hoti, sipas të cilit shumica e klerikëve të rebeluar serbë dolën nga manastiret vullnetarisht.
Ishte vetëm një përkrahës i Artemijes, i cili i kishte rezistuar policisë, për të cilin Hoti tha se është ngritur një procedurë e rregullt policore, pasi ka penguar autoritetin në kryerjen e detyrës profesionale.
Sipas Hotit, Artemije është dëbuar nga pikëkalimi kufitar Bernjak, ndërsa vendimi mbi largimin e tij është marrë pasi ai nuk është lindur në Kosovë. Bashkë me Artemijen ishin më shumë se 40 klerikë dhe një grup qytetarësh të përkrahur nga Millan Ivanovic.
Referenca
redakto- Balkanweb.com (20.11.2010)