Korrupsioni në Drejtësi, Topi pret Ramën e Bracen
Presidenti, Bamir Topi zhvilloi sot në mesditë një takim me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama dhe deputetin socialist Erion Brace. Takimi, është bërë me kërkesë të këtyre dy të fundit, dhe është zhvilluar pa praninë e medias.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga presidenca, Kryesocialisti Rama dhe deputeti Braçe kanë shprehur shqetësimin e tyre në fushën e Drejtësisë.
Gjithashtu kanë njohur kreun e shtetit me inisiativën më të fundit të Erjon Braces, i cili, pak ditë më parë bëri publik një dokument angazhimesh, i cili synon të shërbejë si udhërrëfyes i selise roze ne luftën kundër korrupsionit. Dokumenti përmban gjashtë pika.
Në njoftimin për shtyp pas takimit presidenca informon se "Kryetari i Shtetit dhe njëkohësisht Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i siguroi se institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë çështjen në fjalë me paanshmëri në funksion dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.”
Burimet
redakto- "Balkanweb.com" — 21. Dhjetor 2010