Koreja e Jugut i shtyn manovrat ushtarake
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbati një takim urgjent, në përpjekje për të çtensionuar gjendjen në gadishullin korean, ku Koreja e Jugut ka deklaruar se do të kryejë një manovër ushtarake, megjithë kërcënimet për kundërpërgjigje nga Veriu. Rusia bëri thirrje për bisedime urgjente në Nju Jork, me synimin për t’i dërguar, siç u shpreh ajo, “një sinjal për t’u përmbajtur” të dy Koreve dhe për të ndihmuar në “fillimin e aktivitetit diplomatik” që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mjete politike. Nderkohe, mesohet se Seuli e ka shtyrë një manovër ushtarake të kritikuar ashpër nga Koreja e Veriut.
Kjo manovër nuk do të fillojë sipas planifikimit, për shkak të motit të keq, komunikoi Ministria e Mbrojtjes në Seul. Por nuk është planifikuar anulimi i kësaj nisme. Koreja e Veriut ka paralajmeruar se do të sulmojë sërish në drejtim të Koresë së Jugut, në rast se ajo do t' i përmbahet planit për manovrën e artilerisë.
Burimet
redakto- "RTSH.al" — 21. Dhjetor 2010