Korcë, mbrëmja Gala të ardhurat për fëmijët që vuajnë nga autizmi
Trupa e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit shfaqi në teatrin Andon Zako Cajupi në Korcë mbrëmjen Gala.
Bëhet fjalë për një ndërthurje mes baletit modern edhe klasik. Publiku korcar mirëpriti mes duartrokitjesh të shumta ‘Liqenin e mjelmave’ të Cajkovskit, por edhe arien e ‘Traviates’ të Verdit, edhe mjaft pjesë të tjera.
Kjo premierë u ndoq nga një numër i madh artedashësish korcarë. Të ardhurat e mbledhura nga aktiviteti i zhvilluar do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga semundja e autizmit.
Burimet
redakto- "Korcë, mbrëmja Gala të ardhurat për fëmijët që vuajnë nga autizmi" — Balkanweb, 29. Mars 2011