Komiteti kundër torturës vë në shënjestër Greqinë
Komiteti kundër torturës i Këshillit të Evropës ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë.
Të arrestuarit janë objekt i veprimeve brutale gjatë arrestit policor. Disa praktika mund të cilësohen torturë, thuhet në raportin e paraqitur në Bruksel nga Komiteti. Situatë e patolerueshme mbizotëron edhe në burgjet greke dhe në qendrat e dëbimit për refugjatët e paligjshëm. Qeveria në Athinë i hodhi poshtë akuzat.
Referencat
redakto- Lajmet.com (19.11.2010)