Komisioneri europian për zgjerimin Stefan Fyle viziton Tiranën

E enjte, 3 maj 2012

Stefan Fyle

Tiranë, komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle tha sot se Shqipëria ka patur arritje të mëdha por se nevojiten më shumë përpjekje për të marrë statusin e vendit kandidat e për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke ju referuar 12 objektivave të përcaktar nga Brukseli, zoti Fyle veçoi reformën zgjedhore, rolin e parlamentit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit ligjor për një sistem gjyqësor efikas dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përparimi i mëtejshëm varet nga ju, tha zoti Fyle gjatë fjalës së tij në Parlament.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte edhe ajo për zgjedhjen e presidentit të ri, i cili sipas komisionerit europian duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. Ndërsa nga ana e tij kryeministri Berisha premtoi një proces negociatash mes palëve.


Burimet