Kolera, rasti i parë në republikën Dominikane
Republika Dominikane ka raportuar rastin e parë të kolerës, pas epidemisë që shpërtheu në Haitin fqinj muajin e kaluar. Ministria e Shëndetësisë në Santo Domingo tha se pacienti është një punëtor 33 vjecar imigrant nga Haiti. Autoritetet spitalore menjëherë iuzoluan të prekurin.
Kufizimet përsa i përket tranportit të vendosura nga autoritetet domenikane për rrjedhojë nuk kanë qenë të mjaftueshme. Dy vendet e ndajnë ujdhesën Hispanjola të Karaibeve. Deri tani dyshimi i popullsisë vendse se sëmundja ka mbërritur në ishull nga kaskat blu nepaleze ka qenë shkaku i një serie konfrontimesh që u kanë kushtuar jetën deri tani 2 personave. Njëri prej tyre u qëllua nga ushtarë të OKB-së.
Më shumë se 1.000 njerëz vdiqën dhe rreth 16.000 u infektuan në Haiti nga kolera që shpërtheu në mes të tetorit. [1]