Kina thyen rekordin botëror të shpejtësisë së trenave
Ministria kineze e Transporteve deklaroi sot se një tren TGV (tren i shpejtësisë së lartë) i një gjenerate të re teknologjike që arriti një shpejtësi prej 486 kilometrash në orë, çka thyen rekordin botëror të shpejtësisë për një vagon të pamodifikuar, bëri të ditur agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua.
Kjo shpejtësi u arrit midis provincave të Shandongut dhe Anhuit, në një gjatësi linje hekurudhore më e gjata në botë. Ky rekord i ri, saktësisht prej 486,1 kilometrash në orë, korrespondon me shpejtësinë në shina më të rëndësishme të arritur ndonjëherë nga një tren i pamodifikuar, bëri të ditur Ministria e Transporteve.
Një TGV francez arriti një shpejtësi prej 574 kilometra në orë në prill të vitit 2007, por me një motor dhe vagon të ndërtuar enkas për këtë punë. Kina numëron më shumë se 7 430 kilometra linjë hekurudhore. Pekini ka vënë në zbatim një program ambicioz mbi zhvillimin e sistemit hekurudhor për të kaluar nga 86 000 kilometra që janë aktualisht, në 120 000 kilometra deri në vitin 2020, 50 000 prej të cilave do të jenë linja hekurudhore për TGV.
Referenca
redakto- Lajmet.com (07.12.2010)