Kina intensifikon retorikën anti-Nobel

Statusi: E mbaruar 22:04, 09 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Pekini ka përshkallëzuar fushatën për diskretitimin e Komitetit të Nobelit një ditë para ceremonisë për akordimin e Nobelit për paqe për disidentin kinez, Liu Xiaobo në Oslo.

Ministria e Jashtme këmbënguli se z. Liu nuk është dënuar vetëm për kërkesat e tij për më shumë demokraci, por aktivisht ishte përpjekur të rrëzuar pushtetin. Ndërkohë, komiteti norvegjez i Nobelit ka thënë se akordimi i çmimit për Paqe këtë vit për disidentin e burgosur kinez, nuk ishte përpjekje për ta detyruar Kinën që të respektojë vlerat perëndimore, por të drejtat universale të njeriut. Kreu i komitetit, Thorbjoern Jagland, tha se çmimi nuk ishte protestë, por një sinjal se ishte me rëndësi për të ardhmen e Kinës që ajo të kombinojë zhvillimin ekonomik, me reformat politike.

Të drejta universale

redakto

"Të drejtat universale të shpjeguara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, nuk janë vlera apo standarte perëndimore. Ato janë standarte globale, të vlefshme për secilin vend të botës që është anëtar i OKB-së," tha z. Jagland. Ai tha se nuk duhet bërë dallim mes të ashtuquajturave vende perëndimore, të cilat respektojnë të drejtat e njeriut dhe vendeve të tjera. "Rruga drejt demokracisë është e ndryshme", tha kreu i komitetit të çmimit perstigjoz, "por një gjë është pliotësisht e qartë: nuk ka demokraci pa lirinë e fjalës". Deklarata e z. Jagland u bë vetëm një ditë para mbajtjes së ceremonisë së dorëzimit të çmimit perstigjoz. Ai njoftoi se në sallë të premten do të ketë një karrige bosh, për të simbolizuar mospjesëmarrjen në ceremoni të disidentit kinez.

Presion kinez

redakto

Z. Xiaobo, 54 vjeç, po vuan dënimin me 11 vjet burg në Kinë për "nxitje të subversionit" ndaj shtetit kinez. Autoritetet nuk e kanë lejuar bashkëshorten dhe të afërm e kolegë të tij që të udhëtojnë në Oslo për të marrë çmimin. Kina ka zhvilluar dhe një fushatë intensive diplomatike për të bindur vedne të ndryshem që të bojkotojnë ceremoninë e sivjetshme. Njoftohet se 18 vende kanë deklaruar se nuk do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Oslo. Kina sërish ka sulmuar të enjten mbështetësit e fituesit të këtij viti të çmimit Nobel për Paqe.

Retorikë anti-Nobel

redakto

Një zëdhënëse për autoritetet tha se rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, e cila përgëzon z. Liu për çmimin, ishte arrogante dhe e paarsyeshme. Ajo tha se rezoluta që bën thirrje për lirimin e z.Liu, ishte një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kinës. Në prag të ceremonisë duket se autoritetet kanë bllokuar qasjen në disa faqe të huaja lajmesh në internet, duke përfshirë dhe atë të BBC-së.

Referenca

redakto