Kina ftohet nga Irani per objektet berthamore
Kina konfirmoi sot se është ftuar përkrah vendeve të tjera të vizitojë disa objekte bërthamore në Iran, pak përpara bisedimeve për çështjen bërthamore iraniane të parashikuara për në fund të janarit në Stamboll. Ftesa e bërë Kinës iu konfirmua gazetarëve në Pekin nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze. "Kina mori ftesën e Iranit dhe do të vazhdojë kontaktet lidhur me këtë çështje", deklaroi Hong Lei, zëdhënës i diplomacisë kineze, pa dhënë hollësi të tjera.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 04. Janar 2011