Kili: Një tërmet 5,9 ballë rihter trondit qendrën e vendit
Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë të shkallës Rihter tronditi sot qendrën e Kilit, njoftoi Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS). Epiqendra e tronditjes që ndodhi në orën 06:02 GMT, ishte 132 kilometra në perëndim të qytetit Talca. Nuk ka ende njoftime për viktima apo dëme materiale. Në shkurt 2010, përsëri pjesa qendrore e Kilit ishte skenë e një tërmeti 8,8 ballë Rihter, çka shkaktoi më shumë se 500 të vdekur dhe shkatërroi qytete të tëra.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 10. Janar 2011