KESH:Publikon situaten ne hidrocentrale

Statusi: E mbaruar 17:34, 19 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Korporata Elektroenergjitike publikoi të dhënat për situatën në kaskadën e Drinit, ne paraditen e sotme. Sipas KESH-it në Fierzë, niveli i liqenit shënoi 284.77 m. Prurjet në liqen vazhdojnë me 550 m3/sek, ndërsa shkarkimet me 637 m3/sek. Në Koman, niveli i liqenit paraqitet në kuotën e 171.88 m, prurjet në të janë me 807 m3/sek, ndërsa shkarkimet me 945 m3/sek. Në Vaun e Dejës niveli arrin ne 73.40 m, prurjet jane 810 m3/sek, kurse shkarkimet me 950 m3/sek.

Burimet redakto