Kërver: Hungaria do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e integrimit

Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 19:05 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Lazlo Këver, cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

László Kövér

Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Topi pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Hungarisë, e cila mban Presidencën e radhës së BE-së, theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat, përfshirë edhe atë ekonomike.

Duke vlerësuar mbështetjen e shtetit hungarez për vendin tonë në përmbushjen e aspiratave tona integruese, Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e madhe që paraqet bashkëpunimi ndërparlamentar, duke qenë se "Parlamenti është tempulli institucional i demokracisë".

Duke u ndalur tek zgjedhjet vendore të 8 majit dhe fushata e saponisur zgjedhore, Presidenti Topi vuri në dukje angazhimin e gjithanshëm të shtetit në zhvillimin me sukses dhe sipas standardeve demokratike të këtij procesi dhe u shpreh se "sa më pak të politizuara të jenë këto zgjedhje, aq më shumë do t'u kushtohet vëmendje shërbimeve dhe interesave të qytetarëve".

Kryeparlamentari hungarez, Lazlo Këver, shprehu bindjen në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në mjaft fusha, sidomos në drejtim të bashkëpunimit të frytshëm parlamentar në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Këver vlerësoi gjithashtu arritjet e shënuara dhe ndryshimet pozitive të Shqipërisë, si dhe e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për vazhdimësinë e mbështetjes së Hungarisë në drejtim të rrugëtimit integrues evropian të vendit tonë dhe në përmbushje të aspiratës për t'u integruar në gjirin e familjes së madhe evropiane

Burimet

redakto