Juppe: Koalicioni ndërkombëtar do të vazhdojë goditjet ajrore në Libi

Statusi: E mbaruar 24 Mars 2011 17:05 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe do të vazhdojë goditjet ajrore në objektivat ushtarake në Libi, deklaroi sot shefi i diplomacisë franceze, Alain Juppe.

"Ne do të vazhdojmë goditjet ajrore, në do të sulmojmë objektivat ushtarake dhe asgjë tjetër", konfirmoi ministri për radion RTL. "Kjo do të vazhdojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme", shtoi ai duke theksuar se fillimi i operacioneve që prej së shtunës së kaluar ishte një sukses. "Objektivi është mbrojtja e popullsisë civile", nënvizoi ai.

Shih dhe këtë redakto

Burimet redakto