Japonia i druhet forcimit ushtarak të Kinës

Statusi: E mbaruar 14:50, 17 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në një doktrinë të rishikuar të mbrojtjes Japonia e përshkruan rritjen ushtrake të Kinës si burim për shqetësim ndërkombëtar.

Tokioja e ka cilësuar edhe Korenë e Veriut si faktor destabiliteti, për shkak të programit të saj raketor dhe bërthamor. Ushtria japoneze do të orientohet mbi bazën e direktivave të reja gjatë 10 vjetëve të ardhshme. Gjatë kësaj periudhe, në veri do të pakësohen elementet mbrojtëse, që ishin vendosur gjatë Luftës së Ftohtë për të përballur kërcënimin sovjetik. Fokusi i mbrojtjes japoneze tani e tutje do të zhvendoset drejt ishujve jugore dhe më pranë Kinës.

Ministri japonez i mbrojtjes, Toshimi Kitazawa, tha se masat e reja synojnë përditësimin e strategjisë mbrojtëse të vendit të tij. "Mendoj se kemi arritur të hartojmë një politikë mbrojtjeje me trupa të gatshme, gjë që është politika e përshtatshme për mjedisin e vështirë të sigurisë në kohën që jetojmë", tha ministri japonez i mbrojtjes, Toshimi Kitazawa.

Burimet

redakto