Japoni: Tërmeti i sotëm më i fuqishme që ka goditur vendin
Tërmeti që goditi sot verilindjen e Japonisë është më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në arkipelag, njoftoi agjencia meteorogjike japoneze, e cila e vlerësoi forcën e lëkundjes sizmike me magnitudë 8,9 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit u lokalizua afro 100 kilometra nga bregu verilindor i ishullit Honshu, në Oqeanin Paqësor, në disa dhjetëra kilometra thellësi, saktësoi agjencia.
Ndërsa, Agjencia amerikane e gjeofizikës (USGS) e vlerësoi fuqinë e tërmetit me magnitudë 8,9 ballë shkalla Rihter dhe thellësinë në 24,4 kilometra.
Burimet
redakto- "Japoni: Tërmeti i sotëm më i fuqishme që ka goditur vendin" — Radio Televizioni Shqiptar, 11. Mars 2011
- "Cunami në Japoni - Vdekje dhe hidhërim" — Deutsche Welle-albania, 11. Mars 2011