Japoni: Shteti parashikon injektimin e fondeve publike në Banka dheinstitucionet financiare

Statusi: E mbaruar 20 Mars 2011 20:03 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Qeveria japoneze theksoi sot se kishte parashikuar mundësinë e injektimit të fondeve publike në bankat dhe institucionet e tjera financiare të rajoneve në verilindje të Japonisë shkatërruar nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, ministritë kanë marrë udhëzime për studimin e masave të nevojshme duke i gjykuar si të domosdoshme që bankat të mund të ndjekin aktivitetin e tyre në shërbim të personave të patrehë.

"Qeveria mendon se instuticionet financiare duhet të mbështesin viktimat dhe ne u kemi kërkuar ministrive dhe agjencive përkatëse të bëjnë përpjekje që kjo të jetë e garantuar, theksoi Yukio Edano, në një konferencë shtypi.

Burimet

redakto