Statusi: E mbaruar 18:29, 11 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Baleti me dy pjesë “Ivan” dhe Ëndrra e Hirushes” nën koreografinë e Leonard Xhokaxhiut, u shfaq sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku përreth 1 orë, balerinët intereptuan duke sjellë një Hirushe sa moderne, aq edhe klasike.

Në rolin e Hirushes luajti balerina e vlerësuar si “Balerina e Vitit”, Erisa Gina, e shoqëruar nga balerini Sokol Zhudri, ndërsa një dyshe tjetër protagonistësh ishin dhe balerinët Isida Mullajmeri e Fation Lito, që së bashku me solistët dhe trupa e TKOB interperetuan nën tingujt e muzikës së Sergei Prokopfiev. Koreografi Leonard Xhokaxhi nuk ishte i pranishëm gjatë provave për këtë shfaqje, ndaj drejtimi i trupës iu besua baletmaestrit Kujtim Hoxha dhe balerinës Alisa Gjonaj.

“Ivan” dhe Ëndrra e Hirushes” është baleti i dytë i TKOB këtë vit dhe njëkohësisht i fundit, pas baletit “Dhimbje dhe Dashuri” nga Enada dhe Gert Vaso. Leonard Xhokaxhi ishte vetëm 18 vjeç kur interpretoi premierën “Don Kishoti” dhe kur filloi punë si solist i parë në TKOB, aktualisht ai jeton në SHBA dhe shfaqet e tij të fundit në Tiranë kanë qënë “Rajmonda” dhe “Spartaku”, në qershor të vitit që shkoi.

Burimet

redakto